Kreu i KQZ Klement Zguri raporton në Komisionin e Ligjeve në Kuvend lidhur me veprimtarinë në vitin 2019 të institucionit përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

30 qershori ishte pika ‘e nxehtë’ e vitit të kaluar dhe Zguri shprehet se ato ishin zgjedhje jonormale pasi KQZ ishte viktima e konfliktit politik mazhorancë- opozitë që çoi këtë të fundit në bojkotimin e zgjedhjeve.

Zguri i konsideron zgjedhjet e 30 qershorit jonormale dhe shprehet se KQZ është e destinuar të dështojë kur vihet përballë përplasjeve politike.

”Vitin e kaluar thashë para këtij komisioni se përplasja politike do të ndikonte në punën e KQZ. Konflikti politik shndërroi zgjedhjet lokale në zgjedhje jonormale. KQZ ishte viktima e konfliktit politik. Besimi i procesit zgjedhor u zvoglua.

Vlerësimi i ODIHR për punën tonë ishte pergjithësisht pozitiv, po pati edhe kritika të rrepta për punën e KQZ në funksion të zgjedhjeve.

KQZ në funksion të zgjedhjeve bëri verifikimet për kandidatët.
Komisionet zgjedhore nuk ishin me përbërje të plotë pas refuzimit nga PD e LSI në zgjedhje. Por KQZ emëroi anetarë kryesisht në Komisionet Zgjedhore.
Zgjidhja e ofruar ishte emergjente.
KQZ është e destinuar të dështojë kur vihet përballë perplasjes me politikën. Kuvendi duhet ta mbrojë KQZ-në nga perplasja politike.”- raportoi Zguri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*