Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të) në të gjithë vendin vijojnë prej paradites së sotme shpërndarjen e bazës materialeve të nevojshme në të gjithë qendrat e votimit në vend për 30 qershorin, ditën e zgjedhjeve vendore nga të cilat do të dalin kryebashkiakët e rinj në 61 bashki. Procesi ka nisur fillimisht në Elbasan ku materialet zgjedhore janë stacionuar në Pallatin e Sportit, i cili nesër do të jetë i hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00 për të pritur votuesit.

Ndërkohë në kryeqytet shpërndarja është mbikëqyrur edhe nga përfaqësues të OSBE-ODIHR. Ndërsa në Tropojë, Has dhe Kukës materialet zgjedhore janë dërguar nëpër Qenda Votimi përmes mjeteve të ushtrisë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Procesi ka qenë i qetë në shumicën e KZAZ-ve në vend, ndërsa probleme janë shënuar në Shkodër, ky kryebashkiakja Ademi u ka vendosur kyçin disa shkollave dhe institucioneve të tjera ku janë vendosur qendrat e votimit. KQZ-ja tha se 50% e qendrave të votimit janë të mbyllura, ndërsa i bëri thirrje kryebashkiakes Ademi që të bashkëpunojë ose e pret burgu, pasi i kujtoi nenet e Kodit Penal që ka shkelur me pengimin e procesit zgjedhor.

Siç bëri të ditur mbrëmjen e djeshme Ministria e Brendshme, në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.Image result for foto voltana ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas hapjes së disa disa ambienteve të shkollave nga anëtarët e KZAZ-ve për të futur materialet në qendrat e votimeve. Ademi që u vendosi kyçin këtyre institucioneve, thotë se pas veprimeve te fundit të hapjes së këtyre institucioneve me ‘thyerje e dëmtim’ po njoftohen institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

E indinjuar për mosrespektimin e urdhrit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit. Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike.

Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia. Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR. Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit‘ shkruan Voltana Ademi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*