Nga Agron Brataj

Arsenal ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së UEFA Europa League për sezonin 2019-2020.

“Topçinjtë” mposhtën me shifrat e thella 3-1 Valencian në takimin e parë gjysëmfinal. Në fakt, në “Emirates” ishin miqtë nga Spanja ato që kaluan të parët në avantazh. Ishte Diakhaby ai që zhbllokoi shifrat.

Gjithsesi, Lacazette shënoi dopietë brenda pjesës së parë, duke kaluar në avantazh Arsenalin. Goli i Aubameyang në minutën e parë të shtesës thelloi distancat dhe i dha një dorë anglezëve për të shkuar në fazën finale të kompeticionit.

Vetëm barazim në takimin e “Commerzbank-Arena”, me Chelsea që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Eintracht Frankfurt. Ishte Jovic ai që kaloi në avantazh vendasit, por rrjeta e Pedro në limitet e pjesës së parë vulosi rezultatin përfundimtar në 1-1.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën e ardhshme, aty ku do të përcaktohen edhe finalistet e Europa League për këtë sezon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*