Nga Agron Brataj

Një atentat me armë zjarri me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novosele rreth orës 01:10. Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi ka humbur jetën rrugës për në spital 22-vjeçari Sotiraq (Raqi) Mëhilli ndërsa është plagosur rëndë Eno Mata 32 vjeç.

I plagosuri ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është transportuar për në spitalin e Tiranës.

Të dy personat që u bënë shenjestër e atentatit po udhëtonin me motorr drejt banesave të tyre në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov. Mësohet se ata kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin ndërsa shenjestra e atentatit dyshohet të ketë qënë i plagosuri, Eno Mata.

Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin tjetër, kanë djegur edhe makinën që përdorën në kryerjen e krimit. Në brendësi të automjetit tip ‘ Mercedes Benz’ të djegur në Bishan janë gjetur edhe dy kallashnikovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr ndaj Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës. Makina rezulton e vjedhur gjithashtu edhe targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të FNSH, të cilat  kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ndërsa në fshat njiheshin si persona te qetë. 22 vjecari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.

Ndërkohë në dëshminë e tij, Mata ka thënë se është pikërisht ngjarja e ndodhur në Greqi, ajo që është transferuar edhe në vendin tonë. “Më ngatërrojnë me një anëtar bande për vrasjen e një avokati grek” është shprehur ai, ndërsa deklaron se porsoia për vrasjen e tij ka ardhur nga Greqia.

I plagosur i atentatit në Poro të Vlorës, Eno Mata ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm ku miku i tij Sotiraq Mëhilli mbeti i vrarë.

Ai shprehet se porosia për vrasjen e tij është bërë nga Athina pasi në Greqi, Mata akuzohohet për vrasjen e një avokati grek.

” Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetëm kamë bërë vjedhje në bankë. Jam dënuar për këtë punë. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande. Prandaj më kanë qëlluar” është shprehur Eno Mata.

Më pas ai ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut të tij kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur.

Deri tani janë shoqëruar 7 persona për t’u pyetur për ngjarjen. Hetimet janë shtrirë në disa pista, përfshirë që nga vrasja e avokatit grek e deri tek konfliktet e mundshme në zonën ku dy të rinjtë jetonin. Dy të rinjtë siç shprhen banorët ishin shokë mes tyre. Banorët e zonës janë shprehur se dy të rinjtë nuk  njiheshin si problematikë në zonë, ndërsa hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij atentati.

Detaje të reja dalin në dritë për atentatin në fshatin Pore të Vlorës, ku humbi jetën i riu Sotiraq Mëhilli dhe mbeti i plagosur Eno Mata apo siç  njihej ndryshe si  Aleksandër Mata.

Ky i fundit rezulton person me precedent penal në Greqi, ndërsa dyshohet si njëri prej autorëve të vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë me disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë në qershorin  e vitit të kaluar, ndërsa pas kësaj ngjarje ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Pas grabitjes, Aleksandër Mata shkroi në gjuhën greke një pusullë me mbishkrimin ku theksonte se ai është grabitës, por nuk është vrasës.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”-  shkroi ai në letër, ndërsa në fund kishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*