Nga Agron Brataj
Kutia e votimit te mos vije ne 30 qershor,nese nuk plotesohen kerkesat qe kemi per rruge dhe uje. Banore te fshatit Cerkovine ne Vlore kane protestuar kete te hene para ambjenteve te bashkise se Vlores,kerkesa qe lidheshin me infrastrukturen rrugore dhe furnizimin me uje te pijshem ne fshatin e tyre. Vetem 1 km rruge,qe lidh fshatin me rrugen nacionale dhe me pas autostraden eshte sipas banoreve totalisht e amortizuar,ndersa furnizimi me uje te pijsheme shte nje problematike qe ne kete zone zgjat prej plot 30 vitesh. Banoret e fshatit Cerkovine kane kerkuar nje takime dhe me drejtues te bashkise apo kryebashkiakun Leli,per situaten e krijuar en fshat dhe zgjidhjen sa me shpejt te problematikave te tyre. Pershkallezim te protestes,por njekohesisht kane  deklaruar se jane dy kerkesa jetike per fshatin e tyre
Banore te fshatit Cerkovine  kane theksuar se do te pershkallezojne protestat e tyre,serish me protesta para bashkise se Vlores,pore dhe deri edhe ne bllokimin e rruges ,ndersa kerkesat sipas tyre jane minimale,jetike qe kane te bejne  infrastrukturen rrugore dhe ujin e pijshem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*