Gazetari i njohur britanik Alistair Campbell ka nisur një replikë të ashpër me kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson, në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Campbell shpërtheu në akuza ndaj Johnson për mos-marrje të masave ndaj Covid-19 gjatë shfaqjes së Jeremy Vine të BBC-së. Ish Sekretari i Shtypit i Downing Street zbuloi gjithashtu se ai kishte marrë një mesazh nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që vinte në dyshim qasjen e shtetit britanik ndaj pandemisë së koronavirusit, raporton Express-i britanik.

foto galeri

foto galeri

Campbell bëri publike disa nga mesazhet që i kishte dërguar Rama: “Unë kam biseduar sot me një mikun tim, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai më shkruan ‘cfarë dreqin po bën ai’. Unë mendoj se është mënyrë e ashper sesi po vepron qeveria e Britanisë së Madhe. Shkenca dhe shkencëtarët janë aty për të informuar, jo për të udhëzuar. Vendimet duhet të merren, shpjegohen e të mbrohen nga ministrat. Ai do thjesht të shpëtojë lëkurën e tij, e nuk e ka marrë aspak seriozisht pandeminë e Covid-19”.

Këto ishin disa mesazhe që Campbell tha se kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ia ka dërguar në telefon. Në kohën e shkrimit, Britania ka numrin e katërt më të lartë të rasteve të COVID-19 në botë dhe numrin e dytë të vdekjeve në shkallë botërore.

Britania e Madhe ka raportuar deri tani më shumë se 195 mijë të infektuar me koronavirus, kurse ka thënë se kanë ndërruar jetë nga Covid-19 mbi 29 mijë njerëz deri tashmë. Vetëm dje kanë vdekur nga koronavirusi 693 njerëz në Britani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*