“Amerika e para” nuk është vetëm një slogan, por sinteza e një doktrine që po e çon SHBA-në në një angazhim gjithnjë e më të vogël për jashtë vendit. Dhe nëse Trump rizgjidhet president i SHBA, ky revolucion gjeopolitik do ta ndryshojë botën për dekada, dhe ndoshta do të bëhet i pakthyeshëm. Kjo është përmbledhje e një studimi  nga sekretari i përgjithshëm i Fondacionit Italo-SHBA, Corrado Maria Daclon, ligjërues dhe një nga ekspertët kryesorë gjeopolitikë.

“Në rast të ri-zgjedhjes së Presidentit Trump – thotë analisti Daclon – do të shohim edhe më shumë një Amerikë që shikon kufijtë e saj dhe interesat e saj primare dhe nuk është më si në të kaluarën, e përqendruar në eksportin e demokracisë në Lindjen e Mesme apo në zona të tjera të largëta. Ajo do të jetë gjithnjë e më pak e interesuar për organizatat e konsideruara të vjetruara si NATO”.

“Dy skenarët e mundshëm në vitin 2020, rizgjedhja e presidentit apo e kundërta – sintetizon analisti, lënë të hapura dy pikëpamje antinomike dhe konfliktuale të doktrinës amerikane. Një vazhdim i presidencës së Trump do të bënte të mundur konsolidimin në mënyrë strukturore të mosangazhimit të jashtëm dhe për rrjedhojë braktisjen e fuqisë unipolare. Kjo rrjedhë do të marrë një kohë shumë të gjatë që përfundimisht të përmbyset nga një president i ardhshëm që do të zëvendësojë Trump, sepse ashtu si dhe në fizikë, çdo hapësirë ​​e braktisur gjeopolitike do të pushtohet nga të tjerët”.

“Në Shtetet e Bashkuara – vazhdon revista italiane e inteligjencës që ka botuar studimin e Daclon, – projekti I vitit 1998 i  njohur si ‘Project For The New American Century’, është duke u zbatuar. Në vitet e fundit, projekti ka marrë shumë kritika si nga demokratët dhe republikanët, por edhe shumë consensus për problematika të caktuara. John McCain dhe Hillary Clinton dhe ishte është rastësi, që gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale të SHBA, të dy e gjetën veten në të njëjtat pozita kundërshtimi me Donald Trump” – përfundon Corrado Maria Daclon.
Prej 3 nëntorit të vitit 2020, kutitë e votimit do të hapen dhe prej tyre do të njihet emri i presidentit të ri amerikan, por gjithashtu do të jetë e mundur të kuptohen adresat gjeopolitike dhe gjeostrategjike në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe bota do të kërkojnë të shkojnë dekadat e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*