Shperthimi i raketes

Një prototip i një rakete të kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë testimit të premten në pjesën jugore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara.

“Raketa u përfshi nga flakët në qendrën testuese “Boca Chica” të kompanisë SpaceX. Nuk pati raportime fillestare për ndonjë person të lënduar, shkruan “The Guardian”.

Raketa “Starship”, e cila është 120 metra e gjatë, është e dizajnuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë mall në Hënë dhe Mars dhe është pjesë e planeve të kompanisë së famshme për udhëtim të njerëzve në hapësirë në mënyrë të përballueshme në aspektin financiar.

SpaceX ishte në mesin e tri kompanive që u shpërblyen me gjithsej një miliard dollarë nga NASA muajin e kaluar për projektin e transportimit të njerëzve dhe mallrave në Hënë.

Joey Roulette@joroulette

A Starship prototype just exploded in Boca Chica, Texas during static fire testing. SpaceX was granted an FAA license yesterday to conduct suborbital flights, not sure when those first test flights will happen. Video/live feed from @NASASpaceflight

Embedded video

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*