Duke nisur nga nesër i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX . Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve nga lindja dhe vendet e Afrikës Veriore që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-s, po ashtu edhe lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Në ceremoninë e zhvilluar paraditen e sotme te Pallati i Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është një partner i besueshëm për BE-në.

Ne do jemi në gjendje t’ju tregojmë miqve të BE-së fakte dhe prova të pakundërshtueshme, për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm“. Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se numri i shqiptarëve të paligjshëm në vendet e BE-së por edhe kërkesat për azil janë të papërfillshme. “Në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në BE 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesat për azil janë ulur me 32% në gjysmën e parë të 2018 krahasuar me 2017. Falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem faktikisht emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme” tha ai.

Komisioneri i BE-se për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos nga Tirana u shpreh se dëshiron që Shqipërinë ta shikoj në familjen europiane, ndërsa u ndal edhe te objektivat e misionit, por shtoi se FRONTEX nuk e cenon sovranitetin e vendit. “Situata në Ballkan mbetet stabël me nivele në ulje të ardhjeve, krahasuar me tre vite më parë. Lëvizja pa viza është një arritje madhore që sjell të mira për të gjithë dhe duhet ta ruajmë. Skuadra e FRONTEX do të kryejnë kontrolle në kufi për të parandaluar kalime të paautorizuara dhe për të parandaluar krimin” tha ai.

Ministri i Brendshëm Sadër Lleshaj u shpreh se operacioni me FRONTEX do të forcojë sigurinë, pasi rojet nga 11 vende të BE-së do të kontrollojnë kufirin. Drejtori Ekzekutiv i Frontex-it Fabrice Leggeri shpjegoi si do të funksionojë misioni në Shqipëri. “Objektivi lidhet me një monitorim edhe më të mirë për sa i përket emigracionit te jashtëligjshëm, por edhe aktivitete të jashtëligjshme si trafiqe që zhvillohen në kufi. Ne do të nisim të kemi nga nesër ne terren 50 oficerë kufiri që vinë nga 12 vende anëtar të BE. Do të kemi edhe makina dhe pajisje teknike patrullimi” përfundoi ai. Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.

Në fund të fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët janë të dashuruar me BE-në, por jo naivë në këtë dashuri të verbër për BE-në që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së. “Ata që kanë ardhur nga jashtë sot dua t’u them që 93% e njerëzve mbështesin integrimin në BE. Nuk është arsye për të buzëqeshur me cudi se ne nuk jemi naivë në këtë dashuri të verbër për BE-në që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së. Ne jemi thjeshtë dhe vetëm pjesë e një territori që luftën nuk e ka parë thjeshtë në TV arkivat bardh e zi apo përmes filmave por e kemi pasur këtu 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i solli lufta, ashtu si në gjithë këtë rajon viktima të panumërta ka bërë lufta në kohën kur në BE-në lufta konsiderohej një cështje e zgjidhur e të shkuarës falë BE-së. Me kënaqësinë e madhe që sot keni ardhur në një vend që 93% është i dashuruar me Europën  dhe me urimin që në Europë ta gjeni dashurinë për vetveten unë iu falenderoj

Kryeministri i vendit, Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punës së FRONTEX me Shqipërinë ka falenderuar Komisionerin e BE-se për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos.
Rama deklaroi se pa përkushtimin e Avramopoulos nuk do të ishte arritur kjo marrëveshje.

“Ndihemi vërtetë krena që bëhemi pjesë e një projekti  të rëndësishëm për Europën. Arsyeja tjetër është për faktin se jam këtu sot me një mik shumë të vjetër, që në disa role ka treguar me vepra një miqësi shumë të sinqertë ndaj Shqipërisë, Komisioneri e BE, Avramopoulos. Pa të edhe ky projekt zor se do të ishte imagjinuar dhe jo më realizuar. Do të doja ta falenderoj për praninë e tij dhe dedikimin ndaj një fushe që kur e mori detyrën mu duk sikur i kishin lënë një detyrë të minuar të BE. Por sot është bërë një progres i madh. Prania e të gjithëve ju në Tiranë për Patrullimin e kufijëve shqiptar nga FRONTEX është një tregues i mbështetjes së BE ndaj Shqipërisë. Në kuadë të vendit tonë si një vend kandidat për në BE dhe më pas pjesë  e BE. Falë jush ne do jemi në gjendje tju tregojmë miqëve të BE fakte dhe prova të pakundërshtueshme, për të qënë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm. Edhe pse në një përballje me migarcionin e paligjshëm dhe fluksin e emigracioneve. Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që bashkë me 50 trupa të agjencisë nga 11 vende anëtare përbën një arsye për të qënë të vetëdijshëm që të kemi sukses në këtë projekt. Ky bashkëpunim, Shqipëria kthehet në një kontributor edhe në luftën e krimit të organizuar pasi vendoset në një pozicion më të veçantë. Qoftë edhe në aspektin e përfitimit të drejtpërdrejtë.
Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë për shkëmbime informacioni, analizës së rriskut dhe përballimit të flukseve migratore nga vende të treta. Shqipëria është përballur me një rritje të fluskeve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me 2017 dhe 26.5 % më shumë janar prill krahasuar me një vit më parë. Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë shihen si rrezik apo problem për arsye të traditës. Por jo shumë larg në kohë ka strehuar gjysmë milioni refugjatë lufte, pa i kërkuar askujtë asgjë.” ka deklaruar kryeministri Rama. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*