Gjyqet që zgjasin për shumë kohë përjetohen edhe në botën e zhvilluar gramatikisht.

Madje në Torino, tre motra i ka shoqëruar fati tragjik, pas një gjyqi të humbur .

Tre motra kanë vrarë veten njëra pas tjetrës, brenda një dite.

Ato i dhanë fund jetës për shkak të gjendjes së rëndë financiare, pas humbjes së gjyqit për shkaqe pronësie.

Ngjarja ndodhi në zonën e Carmagnolas, në familjen Ferrero, ku Piera 68 vjeç, Valeria 67, dhe Gabriella  54 vjeç u gjetën të pajeta nga policia.

Ato ishin katandisur në mjerim, pasi siç shkruanin në një letër të lënë për të vëllanë para se të ndërmerrnin aktin ekstrem, e akuzojnë për grabitje të pasurisë së trashëguar nga prindërit.

Gjyqet e tej-zgjatura për një pronë me vëllain bënë që në fund të humbnin edhe paratë që duhet të kursenin, për gjyqe, dhe në dëshpërim besohet se vendosën vetëvrasje.

Në letra thuhet se, faji ishte i tre avokatëve, të cilët kanë punuar vetëm në favor të vëllait, në çështjen e trashëgimisë së tej-zgjatur me seanca gjyqësore prej vitesh.

Konflikti në familjen Ferrero, siç raportojnë mediat italiane, kishte nisur që në vitin 1994.

Në përfundim të gjyqit, e drejta për trashëgiminë nga Gjyqtarët e Kasacionit iu dha vëllait. Pas kësaj gratë e moshuara humbën gjithçka dhe ikën edhe vetë nga kjo jetë.

Albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*