Përballje dramatike! Torino përmbys Milanin me rezultatin 2-1 dhe zhyt në krizë kuqezinjtë. Skuadra e Xhampaolos arriti ta mbyllte pjesën e parë në avantazhin 0-1, falë golit të Piontek me 11-metërsh.

Një pjesë e parë që u dominua nga milanistët, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Torino e Maxarit, arriti të përmbyste sfidën duke realizuar 2 herë me kapitenin Beloti, një me gjuajtje nga jashtë zone, ndërsa tjetri me roveshatë brenda zonës.

Pavarësisht disavantazhit, Milani nuk u dorëzua, teksa provoi të barazonte shifrat me Kesi dhe Piontek, të cilët shpërdoruan në fundin e ndeshjes 2 raste të arta shënimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*