Armëmbajtja pa leje nuk do të dënohet më me gjobë.Ndryshimet në kodin penal parashikojnë penalitet 5 deri në 7 vite heqje lirie për këtë vepër penale. Ndryshimet u miratuan në Komisionin e Sigurisë pas votimit nen për nen, të cilat tashmë do ti kalojnë Komisionit të Ligjeve. Drafti mori vetëm votat e mazhorancës, pasi i vetmi përfaqësues i opozitës Lefter Maliqi braktisi mbledhjen pas debateve me Ermonela Felajn.

Komision i Sigurisë miratoi nen për nen ndryshimet në Kodin Penal, duke hequr dënimin me gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Nëse më herët për këtë vepër Kodi parashikonte dënime nga gjobë deri në 7 vite burg, tashmë penaliteti do të jetë nga 5 deri në 7 vite heqje lirie.

Rritje të dënimit do ketë dhe në rast se kjo vepër përsëritet apo ka pasoja të rënda ku parashikohet nga 5 deri në 15 vite që ishte më parë në 7 deri në 15 vite heqje lirie.

Në mbledhjen e të hënës në Komisionin e Sigurisë u votuan 9 nene, ndërsa 14 nene të tjera kaluan një javë më parë.

Ndryshimet u votuan nen për nen vetëm nga deputetët e mazhorancës, pasi përfaqësuesi i vetëm i opozitës, Lefter Maliqi, braktisi mbledhjen pas debateve me kretaren e Komisionit, Ermonela Felaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*