Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër pasi iu gjetën fishekë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e F.K., në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, u gjetën dhe u sekuastruan në cilësinë e provës materiale 481 fishekë të kalibrit 7.62 mm, raporton policia.

Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në prangat e policisë ka rënë edhe 57-vjeçari me iniciale Sh.Sh., banues në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*