Virologu i njohur italian, profesori Giorgio Palù, e ka quajtur ‘histeri’ atë që po ndodh në Itali me pandeminë, ndërsa tha se është e qartë që po përballemi me një valë të dytë të koronavirusit, por shtoi se 95 % e të infektuarve me Covid-19 janë simptomatikë.

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ai tha se këta persona mund të kenë një ngarkesë të ulët virale, të zbulueshme me testin, por të paaftë të infektojnë njerëzit e tjerë.

“Ka shumë alarm. Nuk ka dyshim se po përballemi me një valë të dytë të pandemisë, por qarkullimi i virusit nuk është ndalur kurrë, edhe nëse, në korrik, rastet duket se ishin zhdukur, falë sezonit të ngrohtë, ajrosjes, rrezeve ultraviolet që vrasin virusin. Pastaj ishte kthimi nga pushimet, rihapja e shumë aktiviteteve dhe mbi të gjitha kthimi në shkollë.

Le të flasim për “raste “, që do të thotë njerëzit pozitivë me tamponë. Nga këto, 95 përqind nuk kanë simptoma dhe për këtë arsye nuk mund të përkufizohen si të sëmurë, pika e parë. Pika e dytë: është e sigurt që këta njerëz janë “infektuar”, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt se janë “ngjitës”, domethënë mund të transmetojnë virusin te të tjerët.

Për shkak se ata mund të kenë një ngarkesë të ulët virale, sepse ata mund të jenë bartës të një lloji më pak virulent të virusit ose sepse ato kanë vetëm fragmente gjenetike të virusit, të zbulueshme me testin, por të paaftë të infektojnë njerëzit e tjerë”, tha ai.

Palù shprehet kundër masave bllokuese për të frenuar pandeminë dhe u bën thirrje të gjithëve ti japin fund histerisë.

“Unë jam kundër si qytetar sepse do të ishte vetëvrasje për ekonominë, si shkencëtar sepse do të penalizonte edukimin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja jonë, dhe si mjek sepse do të nënkuptojë se njerëzit e sëmurë, që vuajnë nga sëmundje të tjera, veçanërisht nga tumoret, nuk do të kishin mundësi trajtimi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*