Në Open në ka plasur një debat i fortë mes Alban Dudushit dhe Neritan Sejamini. Debati nisi teksa po flitet për seriozitetin e Bild.

Sejamini tha se kanë kontaktuar Bildin duke pyetur përse është fshirë shkrimi dhe gazeta gjermane është përgjigjur duke thënë se shkrimi është fshirë sepse nuk plotëson standartet gazetareske.

Aty ndërhyri Dudushi dukë thënë se shkrimet e Bild nuk duhen të merren parasysh pasi nuk është një tabloid serioz. ‘Edhe në Gjermani nuk e konsiderojnë serioze Bildin. Ka analiza që e rëndit shumë më poshtë se tabloidet amerikane dhe britanike. Ka pasur 5 mijë foto femrash nudo në faqen e parë. Kjo tregon që ajo nuk është serioze dhe prandaj nuk dhe marrë seriozisht’- tha Dudushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*