Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se piku i shifrave të rasteve me koronavirus, si rezultat i hapjes së shkollave do të shihet nga mesi i tetorit.

Në një lidhje skype për ‘News24’ Brataj tha se sezoni i verës ka qenë në kushte të favorshme kundër COVID-19, ndërsa theksoi se virusi ka pësuar mutacion.


Sipas tij, nuk është ulur vala e infektimeve, por shenjat agresive të virusit. Po ashtu ai tha se do të ketë trajtim në banesa për të sëmurët me COVID-19, në bashkëpunim me spitalin.

“Siç e kemi parë këto kohë, situata ka qenë e qëndrueshme. Mendoj se do të ketë një rritje fiziologjike, pasi nga mesi i shtatorit dhe këtej ndryshuan dhe kushtet. Hapja e shkollave, ikja e verës, gjë që do e tregojë se shtimi i rasteve është në stanjacion. Si rezultat i verës, i ndjenjës në ambient të hapur dhe kushteve të tjera që ishin në disfavor të virusit. Tani me kushtet e tjera, favorizohet virusi. Virusi ka pësuar disa mutacione, që mund të kenë qenë pozitive për ne. Jo në shtim virulencave në përhapjen e infeksionit, por në shenjat klinike. Kjo tregon se edhe pse shifrat janë të larta, të sëmurët janë më pak. Nga mesi i tetori do të duket rezultati i hapjes së masave me nisjen e shkollave në shtator. Tek 127 kemi mbërritur në minimumin e thirrjeve, në 1700. Dje pati 100 thirrje më shumë. Nga 14 shtatori e deri tani, jemi njësoj. E dimë se do të ndodh, e dimë se do të ketë raste. S’ka vend për panik. Do të forcojmë masat që kemi këshilluar, distancimi, higjiena. Do të trajtojmë dhe COVID në banesa. Do e bëjmë në bashkëpunim me Infektivin. Trajtimi është falas për qytetarin. Kam dëgjuar dhe një emision investigativ, që bën ndonjëherë personeli mjekësor me qytetarët, dhe kjo nuk duhet të ndodh. S’ka pse merr ilaçe shumë qytetari i prekur, është terapi me paracetamol. S’kanë pse të jenë kura kaq të shtrenjta.”, tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*