Zërat dhe bindja e botës së futbollit marrin çertifikimin e “France Football”, Karim Benzema fiton Topin e Artë, të parin e karrierës së tij.

Sulmuesi francez i Real Madrid që e mbylli sezonin me 48 gola dhe 15 asiste duke rezultuar vendimtar për “Los Blancos” në suksesin e 14 në Champions League dhe në fitoren e La Ligas.

Në 13 sezonet e fundit, çmimi është ndarë në 12 raste mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit ndërsa vetëm Luka Modric e theu disi dominimin e tyre në vitin 2018 ndërsa Benzema rikthehen një francez në majën e podiumit të ceremonisë që zhvillohet në Paris pasi një gjë të tillë e bëri Zinedine Zidane në vitin 1998.

Vendi i dytë në këtë klasifikim shkon për Sadio Mane, senegalezi i Bayern Munchen që e mbylli sezonin me Liverpool si nënkampion Europe dhe Anglie dhe fitues i Kupës së Afrikës me Senegalin. 33 gola dhe 5 asiste për sulmuesin afrikan i cili nuk arrin t’i kthejë kontinentit të zi një Toptz të Artë pasi një gjë të tillë e ka bërë për herë të fundit George Weah në vitin 1995.

Renditja e 10 vendeve të para;

10. Erling Haaland
9. Luka Modric
8. Vinicius jr.
7. Thibaut Courtouis
6. Kylian Mbappe
5. Mohamed Salah
4. Robert Lewandowski
3. Kevin de Bruyne
2. Sadio Mane

Në klasifikimin final të 30 futbollistëve, Cristiano Ronaldo u rendit në vendin e 20 që është edhe pozicionimi i hyrjes së tij për herë të parë në këtë listë në vitin 2005 ndërsa Lionel Messi nuk figuron mes 30 më të mirëve të sezonit që sapo lamë pas. Kupa e Botës 2022 edhe pse luhet në nëntor-dhjetor do të ketë rëndësi për fituesin e Topit të Artë 2023.

Trofeu Kopa që i caktohet të riut më të mirë të sezonit 2021-2022 shkoi për talentin e Barcelonës, Gavi.

Çmimi i portierit të të mirë i titulluar “Lev Yachine”, shkon për portierin e Real Madrid dhe Kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtouis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*