Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinës anti-covid kineze Coronavac. Pak minuta më parë u nisën drejt vendit tonë dozat e para të kësaj vaksine, për të cilat kryeministri Edi Rama udhëtoi që dje në Stamboll.

Ky i fundit ka qenë vetë duke monitoruar procesin e imbarkimit në avion të vaksinave, ndërsa shoqërohej dhe nga ministri Arben Ahmetaj.

Siç shihet edhe nga pamjet që publikon live Rama në “FB” e tij, nga aeroporti turk, u nisën 192 mijë dozat e parë. Ai tha më tej tha se janë siguruar 1 milionë vaksina të tjera.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera 😍Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh😍 Sjellim sot në Tiranë 192 mijë 😍. *Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim😍
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*