Ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të shtune në banesën e tij në Romë, regjisori i njohur Italian Franco Zeffirelli.

96-vjeçari prej disa vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë që nuk ka arritur ta kapërcejë dot.

Zeffirelli ka realizuar disa nga filmat më të njohur si përshtatja kinematografike e ‘Romeo dhe Zhulietës’, ‘Traviata-s’ për të cilat ka marrë edhe nominim për Oskar, ‘Jezusi i Nazaretit’  dhe ‘Kampioni’.

Ai shërbeu për dy vjet edhe si anëtar i Senatit italia për Forza Italia-n e Silvio Berlusconit.

Franco Zeffirelli nderroi jet në shtëpinë e tij  ne rom në Via Appia. Ai lindi në Firence më 12 shkurt 1923 dhe kohët e fundit ishte sëmurë. “Ai  nderroi jet disa minuta më parë”, i shkroi Fondacioni, duke shtuar se “humbja ndodhi në fund të një sëmundjeje të gjatë, Master do tëprehet  te Porta e Shenjtë e Firences”. Dhoma e homazheve do të ngrihet të hënën në mëngjes, më 17 qershor, në ekspozitën e Quinto Secolo në Palazzo Vecchio në Firence. Kryetari i bashkisë Dario Nardella eorganizoi  atë. “E gjithë bota mund ta përshëndesë atë në Firence”, shkroi Nardella në një fjalim. Në fillim, Fondacioni Zeffirelli kishte njoftuar, me një deklaratë, se shtëpia funerale do të ngrihej në Kapitol  Romës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*