Pas Distria Krasniqi, Kosova siguron një tjetër medalje Olimpike.

Nora Gjakova shkruan emrin me germa të arta duke i dhuruar vendin të sajë një madje të artë në xhudo.

Në peshën deri në 57 kg, xhudistja kosovare ishte thjeshtë perfekte në perfomancën e saj.

Pengesa më e madhe ishte në gjysmëfinale ku u përball me favoriten japoneze Tusukasa Yoshidan.

Në sytë e Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit, Nora kaloi dhe pengesën e fundit në finale xhudisten franceze Sarah Leone Cysique duke siguruar medalje të artë, e dyta në këto Lojëra Olimpike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*