Grupi “Basha ik” i përbërë nga themelues të PD, anëtarë të Kryesisë dhe mbështetës të kësaj force politike, paralajmërojnë sot mbajtjen e një konference për mediat, në kuadër të kërkesës së tyre për reformimin e PD.

Grupi i kryesuar nga Bujar Nishani, ka kërkuar dhe pak ditë më parë dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë, në PD është një tjetër grup “Basha rri” të cilët kundërshtojnë dorëheqjen e kreut të PD.

Njoftimi per mediat:

Të nderuar miq grupimi  “Për PD-në”,  sot ne ora 12:00 do të mbajë sot më datë 6 maj 2021 në Hotel Xheko Imperial ( ish Karlsberg” një Konferencë për  shtyp në vijim të kërkesës për hapjen e një procesi politik dhe reformimin ne Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ju ftojmë të merrni pjesë. Me respekt Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha. Jeni të mirëpritur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*