Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo përmes një videomesazhi të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, iu bën thirrje të gjitha shqiptarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi numri i personave të shtruar në spital është duke u rritur.

Çomo këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë maska, pasi është e vetmja mundësi që ata kanë për të ruajtur të tjerët dhe veten në mjediset publike.

“Të shtruarit në shërbimin infektiv po shtohen, ndaj të nderuar qytetarë, kjo është situatë për t’u shqetësuar për shëndetin tuaj. Unë dua tiu tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve janë në gjendje të rènduar, dhe një pjesë tjetër e tyre në terapi intesive.

Ne jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer, por keni një detyrim madhor, të qëndroni sa më larg nga personat e sëmurë, ulni në minimum frekuentimin e ambienteve publike dhe përdorni maskën. Virusi është midis jush, ju bëni maksimumin për ta mbajtur larg jush.

Nuk është vetëm mosha e tretë që preket nga ky virus, preket çdo moshë, ky virus është shumë më tepër midis jush, tani që vendi është i hapur dhe barrierat janë hequr”, ju lutem dëgjoni thirrjen e prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*