Pas pak minutash pritet të mblidhet Komisioni Parlamentar i Reformës zgjedhore, ndërsa ndryshe nga radhët e tjera, sot kjo mbledhje do të bëhet me dyer të hapura.

Ergys Gjençaj raportoi se në mbledhje do të marrin pjesë aktorë nga organizata dhe shoqëria civile, të cilët në fokus të punës së përditshme kanë çështjet zgjedhore. Mësohet se pjesë e diskutimeve do jenë finacimet e partive politike gjatë fushatës elektorale, por edhe evitimi i keqpërdorimit të administratës në kohë zgjedhjesh.

“Në orën 13:30 pritet të mblidhet Komisioni për reformën zgjedhore, ndërsa kjo mbledhje do të jetë me dyer të hapura. Në këtë mbledhje do të diskutohet për bllokun e parë të propozimeve. Do të dëgjohen propozimet sa i takon çështjeve të  financimeve të fushatës zgjedhore dhe evitimin e keqpërdorimit të administratës në zgjedhje”-pohoi Gjençaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*