Një mega operacion është zhilluar në qytetin e Krujës nga Policia e Shtetit duke goditur kështu një grup kriminal.

Sipas burimeve zyrtare 11 persona kanë rënë në pranga kurse 1 tjetër është shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Informacion paraprak:

Finalizohen gjatë orëve të fundit dy operacione policore antikanabis të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”.

Në pranga 11 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni në vijim të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale të Hetimit, Komisariati i Policisë Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me Sherbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndeshkimi 3”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit ;

A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.
F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.
G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.
J. K., 24 vjeç, banues në Krujë,
K. K., 30 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Nga teresia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas , në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë,e cila është asgjesuar në periudha të ndryshme.

Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas nje hetimi 3 mujor me Metoda Speciale Hetimi, ne funksion te procedimit penal te vitit 2019 u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, për shtetasit ;

F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë
S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.
K. T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.

Dhe u bë shpallja në kerkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonen e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjesuar nga Policia.

Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*