Në “La Scala” të Milanos u zhvillua mbrëmë ceremonia e FIFA-s për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas, por edhe portierin apo trajnerin më të mirë.

Lionel Messi u shpall si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2019, ndërsa Cristiano Ronaldo së bashku me Virgil van Dijk ishin dy kandidatët e tjerë për këtë çmim prestigjioz.

Cristiano Ronaldo edhe pse ishte i nominuar, nuk kishte udhëtuar fare në Milano duke refuzuar këtë ceremoni.

Menjëherë pasi Messi u zgjodh më i miri, ai postoi një shkrim interesant në Instagram ku shktuante se durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë futbollistin profesionist nga ai amator.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori. Gjithçka që është e madhe sot ka nisur si diçka e vogël. Nuk mund të fitosh gjithçka, por bën gjithçka është e mundur që të realizosh ëndrrat e tua. Dhe nuk harron se pas natës vjen gjithmonë agimi…”, shkruan Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*