Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në një dalje publike për mediat ndërsa foli me kode për armiq të Shqipërisë, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të vijë dhe përgjigja.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të zotit Basha për rolin e presidentit dhe për faktin nëse Meta po dukej si kryetar opozite, ky i fundit tha se mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt. Mes të tjerash Meta iu drejtua Ramës që ai të bëjë Alija Izetbegović kur e morën peng.

“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm qytetari i parë i Republikës, por dhe kreu i Forcave të Armatosura, është ushtari i parë i i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë e çdo politikani, por mund të vijë dhe për çdo qytetar. Ta dinë të gjithë dhe Armiqtë e Shqipërisë do i marrin përgjigjen shumë shpejt, atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, për të na bërë një vend gaz i botës. Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që; “jam peng” e vazhdo punën tende. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë.”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*