Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë alarmin për virusin vdekjeprurës të transmetuar nga mushkonjat.

Pas Floridës, virusi lindor i encefalitit të shpinës (Eee) u zbulua gjithashtu edhe në Massachusetts.

Një e treta e këtyre insekteve u përkasin llojeve që mund të transmetojnë patogjenin te njerëzit. Ka 7 qytete në jug-lindje të shtetit “me rrezik të lartë” të Eee.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar popullatën, duke i ftuar ata që të mbrohen nga kafshimet duke përdorur rroba të gjata, por edhe duke vendosur rrjeta mushkonjash në dyer dhe dritare dhe duke shmangur lënien e depozitave me ujë të ndenjtur pranë shtëpive.

Virusi vdekjeprurës, i transmetuar nga mushkonjat, ndikon në tru me edemë dhe inflamacion që çon gjithashtu në vdekje.

Rreth 30% e pacientëve të infektuar humbasin jetën e tyre nga ky virus dhe në shumë raste ata që mbijetojnë kanë probleme neurologjike.

Simptomat e zakonshme të këtij virusi shfaqen nga 4 deri në 10 ditë dhe kanë të bëjnë më dhimbje koke, ethe të lartë, të vjella dhe diarre, të cilat më vonë mund të pasohen nga çorientimi dhe koma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*