Një dëshmi vjen nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku një ish-polic vrau me armë zjarri gruan e tij. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit.

Sipas dëshmitares, kishin dëgjuar krisma armësh dhe pasi kishin dalë nga kafja kishte parë një grua të shtrirë përtokë.

“Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Kaq! Kur pamë atë gruan që ishte shtrirë, e kishin vrarë.

Po e ndihmonin ca çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makina këtu.”, tha ajo.

Policia jep informacionin mbi krimin e rëndë të ndodhur pranë ambienteve të Gjykatës së Elbasanit mesditën e 6 majit 2021.

Plumbat e armës së ish efektivit të policisë që vranë bashkëshorten e tij kanë plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar të rastit.

Koço dhe Liljana Buzo ishin prindër të dy djemve , njëri prej tyre ka qenë aty kur ka ndodhur krimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*