Policia e Bulqizës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në një familje, ku nëna dhe dy fëmijët humbën tragjikisht jetën pasi dyshohet se janë helmuar me bombol gazi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ostren. Burime policore thanë se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).

Në gjendje të rëndë shëndetësore është i zoti i shtepisë, i cili është transportuar për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Tragjedi në familjen Tola në Ostren të Bulqizës. Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e sotme. Sipas tij, ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*