TIRANE- Protesta e opozitës ditën e sotme ka nisur me një hov, i cili u ndërpre nga vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Vetë lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar nga protesta se ky vendimi ishte rezultat i vendosmërisë së tyre.

Lidhur me këtë vendim reagoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila deklaroi se  nuk ka komunikuar me Ilir Metën, bashkëshortin e saj president, dhe shton se nuk ka ndikim në vendimin që kreu i shtetit mori papritur

Ndërkohë që pasi kanë qëndruar më pak se zakonisht përpara kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar drejt godinës së seancave plenare për të zhvendosur tubimin e tyre atje.

Policia ka hartuar planin e masave për të shmangur incidentet dhe për të garantuar sigurinë, pasi në protestat e fundit të opozitës janë shënuar akte dhune ndaj efektivëve dhe institucioneve. Në gatishmëri janë 1300 forca policie, janë vendosur gardhe metalike para Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit, por edhe kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar ata që kryejnë akte dhune. Opozita ka kërkuar leje për protestë nga ora 19:00 deri në mesnatë, por policia ka dhënë leje vetëm për dy orë, pra deri në 21:00.

Protesta e sotme e opozitës joparlamentare, ishte paralajmëruar se do kishte episode të dhunshme edhe më të përshkallëzuara se në ato të mëparshmet. Shqiptarja.com mëson se një informacion i tillë ka mbërritur tek agjencitë shqiptare të sigurisë nga agjencitë e huaja partnere, ndërsa SHBA dhe BE kanë paralajmëruar liderët e opozitës, vetëm pak para nisjes së protestës

Basha mbyll protestën nga selia blu/ PD-së nuk i binden militantët! Bardhi: Skenari i Ramës nuk do përmbushetNjë moskoordinim ka ndodhur mes militantëve të PD dhe organizatorëve të saj politikë. Teksa lideri demokrat ka mbyllur protestën nga selia e Partisë Demokratike, disa protestues kanë mbetur përpara Kuvendit duke mos iu bindur thirrjes së vazhdueshme të policisë për t’u shpërndarë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur një kordon policie. Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i PD dhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kanë tentuar të shpërndajnë turmën duke i bërë thirrje militantëve të largohen nga zona për të shkuar drejt selisë blu.

“I bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë kriminelëve me uniformë. Nuk mund të nxisni qytetarët për dhunë. Qytetarët sot kanë kryer një protestë model dhe do jetë model deri në fund. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve kaq të pakët sa janë këtu qa pavarësisht provokimeve të policisë së shtetit të tërhiqen për të mos vënë në jetë skenarin për dhunë të Edi Ramës. Ta harrojë se mund t’i provokojë më qytetarët”, tha Bardhi.

Aktet e dhunës para kuvendit, ku militantë hodhën kapsollë dhe fishekzjarrë tek Parlamenti, kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur skenare nga policia. Sipas Bashës protestuesit nuk ushtruan dhunë, por pati provokime. Basha shkoi deri në kërcënim ndaj efektivëve të policisë, kur tha se do t’i mbajë mend emër për emër këdo që arreston apo ushtron dhunë ndaj protestuesve.

“Shmangni çdo provokim, sikundër i bëj thirrje banditëve që urdhërojnë policinë të ushtrojnë dhunë dhe të bëjnë arrestime të paligjshëm. As PD as Lulzim Basha nuk harron! Emër për emër do mbani përgjegjësi për arrestimin dhe dhunën ndaj qytetarëve paqësore. Ora e fitores po afron, ora e triumfit të vlerave po afron dhe kjo është merita e secilit prej jush. Zoti ju bekoftë zoti ju bekoftë ju, zoti  bekoftë Shqipërinë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha në përmbyllje të protestës në selinë blu

Basha thirrje socialistëve: Shpëtojeni partinë nga krimi, eja ulemi në dialog pa Ramën kryeministër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*