Një nga prokurorët e dosjes ‘tërmeti’ sa i përket zonës së Tiranës ka bërë me dije për mediat se janë disa shkelje që janë kryer nga funksionarët publikë dhe kontraktorët pas tërmetit të 26 nëntorit.

Erjon Ymeraj thotë se funksionarët publikë kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin kurse drejtuesit teknikë dhe ligjorë janë disa, duke nisur nga aktet e kolaudimit tek leja e shfrytëzimit të objektit të cilat mungojnë në disa dosje të banesave të dëmtuara. Po ashtu ai bëri me dije se hetimet janë shtrirë në Farkë, Vorë dhe Kashar. Por edhe në Dajt apo Kamëz.

“Janë disa subjekte nën hetim mbas ngjarjeve të 26 nëntorit 2019. Kryesosht janë subjektet që kanë funksion public në ish- komunat, subjekte private apo kontraktorë.

Për shkeljet e kryera nga funksionarët publikë, kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe në kundërshtim me ligjin .

Mungojnë në disa dosje oponenca teknike. Mungojnë procesverbalet të përfundimit të punimeve të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve që janë mbajtur nga zyrat e urbanistikës Kashar dhe Farkë.

Sa i përket drejtuesve teknikë dhe ligjorë janë disa shkelje, aktet e kolaudimit, disa raste nuk gjendet në dosje. Aktet e marrjes së lejeve të shesheve të ndërtimit, procesverbalet gërmimit të tabanit, ngritjes së tabanit, kolonave dhe një sërë aktesh konstatimi. Disa raste mungon dhe leja e shfrytëzimit të objektit nga njësia administrative.

Në objektet para ’90 ka punime që kanë dëmtuar strukturën për të bërë biznese apo hapësira. Sa i përket hetimeve janë shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë ku dëmtimet kanë qenë më të mëdhaja. Po vazhdojnë nga grupi hetimor dhe në zona të tjera si Dajti, Kamëz dhe të tjera. Ku janë dëmtuar me problem në ndërtim apo dhe sinjalizim nga shtetas të ndryshëm që kanë pësuar dëmtimet.”- tha Ymeraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*