Ndërkohë që Gadishulli i Ballkanit edhe këtë jave do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxheta me origjinë afrikane, Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar për përmbytje me ‘rrezikshmëri për jetën’ dhe vetëtima që goditën pothuajse të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, raporton Mirror.

Paralajmërimi i nivelit “të kuq”, i organizatës për përmbytjen është në fuqi për Lumin Goyt, në Derbyshire, i cili mund të përmbytet si rezultat i shembjes së digës në Ura Whaley.

Gjithashtu reshje të dendura shiu do të ketë në disa zona të Britanisë së Madhe çdo ditë këtë javë, sipas netweather.tv.

Më shumë se 1.500 banorë janë evakuuar nga Ura Whaley, megjithëse disa prej tyre ende thuhet se nuk pranojnë të largohen, teksa policia i ka paralajmëruar ata se po rrezikojnë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*