Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pas daljes në përgjimet e gazetës gjermane ‘Bild’. Gjiknuri thotë se në 2016 ka qenë drejtues politik në qarkun e Dibrës dhe se në bisedat e telefonike të publikuara audio nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral. Ai e cilëson si spekulim që sipas tij, bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e të kandidatit të Partisë Socialiste.

Referuar publikimeve të fundit në media rreth procesit zgjedhor në Bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016, me synim transparencën dhe hedhjen poshtë të spekulimeve të qëllimshme sqaroj se për periudhën për të cilën bëhet fjalë kam mbajtur funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër.

Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit.

Natyrisht, ky spekulim bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral ashtu dhe timen si drejtues politik. Duke qenë se çështja është në hetim nga prokuroria nuk është normale që unë të flas me detaje për këtë proces.

Mbështes dhe inkurajoj prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor. Gjithashtu, publiku duhet të dijë se si ka mundësi që Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ka përfshirë në përgjim të gjithë shtabin elektoral të PS me vetëm një kallëzim nga subjekti kundërshtar Partia Demokratike, madje e ka regjistruar hetimin për korrupsion dhe jo për shitblerje votash!?”

Gjiknuri doli në dy përgjime të gazetës gjermane. Në përgjimin e parë del në skenë duke komunikuar me Arben Keshin. Në bisedë Gjiknuri i thotë Keshit se ‘do të çojë disa çuna problematikë ti kesh aty, një furgon të jetë aty por te mos dalin… Të jenë për çdo rast”.

Duke e lidhur me situaten e tensionuar qe ishte ato dite ne Maqellare, ku u bashkuan banda te lidhura me PD-ne, keta “çuna problematike” qe Gjiknuri rekomandon qe te mos dalin nga shtabi, duket nje levizje tjeter parandaluese e adoptuar per te mbrojtur voten dhe jo per ta manipuluar ate.

Në përgjimin tjetër është biseda mes Damian Gjiknurit dhe Bekim Krashit. Gjiknuri i kërkon që të dijë se kush është përgjegjës te komuna e tij për pjesën e transportit, ndërsa i kujton se është mbështetur për këtë pjesë.

Gjithashtu, Bekim Krashi ndryshe nga cfare shkruan Bild nuk është biznesmen por rezulton të ketë qenë një ndër funksionarët vendor dhe koordinator elektoral i Partisë Socialiste për komunën Arras. Kjo bisede ne vetvete nuk tregon asnje manipulim zgjedhjesh, por thjeshte nje faze organizative te fushates mes anetareve te PS-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*