NGA ERGYS ALLUSHI
Pllakata e munguar në hyrje të portit të Vlorës për të perkujtuar ngjarjen!
112 vjet më parë
Ismail Bej Vlora vjen në Vlorë.
18 shtator 1908,
Kishte ikur fëmijë i vogël nga Vlora, qyteti i lindjes.
Një pritje madhështore i bëri populli i Vlorës, Ismail Bej Vlorës, kur ky zbriti në Skelën e Vlorës, më 18 shtator 1908.
Në vendin ku moli bashkohet me tokën, dhe në hyrje të qytetit, shiheshin flamuj shqiptarë, dhe në të dy anët ishin vendosur tabela, të cilat përmbanin përshëndetjen e mirëseardhjes si dhe shkrime të tjera patriotike.
Sulltani nuk kujtohej më në asnjë tabelë e në asnjë shkronjë.
Të gjitha dyqanet mbetën të mbyllura.
Ismail bej Vlora kishte ardhur me lajme te mira!
Historia vazhdon….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*