Një aksident tragjik ndodhi mbremjën e të martës ku dy kushërinjtë Alteo dhe Jorges Shabanaj humbën jetën dhe Alban Doksani mbeti i plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku  automjeti tip “Mercedes Benz”, doli nga rruga dhe ka përfundoi në kanal.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, por fatkeqësisht dy prej tyre nuk mundën dot të mbijetonin, ndërsa tjetri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tre të rinjtë kishin qenë në Tiranë dhe po ktheheshin për në Roskovec. Jorgesi dhe Alteo ishin kushurinjë mes tyre. Alteo kishte shumë pak ditë që kishte ardhur nga Anglia ndërkohë që Jorgesi kishte katër ditë që kishte bler makinën.

Ata po ktheheshin nga Tirana pasi festuan 22 vjetorin e Arteos, por shpejtësia e madhe në autostradën Fier – Lushnje u ka marr jetën të dyve mbrëmjen e djeshme

Ngushëllimet nuk kanë munguar as nga bashkëmoshatarët e dy të rinjve, të cilët i kanë dedikuar disa fjalë prekëse në një postim në faqen e shkollës ku ata mësonin.

Klajdi Ndreçka dëshmitari i parë që pa me sytë e tij aksidentin tragjik rrëfeu se ishte duke udhëtuar me makinën e tij, teksa pa fluturimin në kanal të makinës, që për shkak të mjegullës dhe shpejtësisë përfundoi në kanal.

Menjëherë ndaloi makinën dhe me një tjetër person bënë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë makinës, ndërsa kanë pritur për më shumë se 50 minuta dhe mes shumë telefonatave mbërritjen e policisë dhe autoambulancës.

Më mirë të mos e kisha parë, ishte një tmerr. Të heq dëshirën për të jetuar në këtë vend. U martova të dielën dhe pasi pushova gjatë të hënës po udhëtoja në Fier për të bërë disa pagesa, por ajo që pashë ndikoi negativisht. Ishte e tmerrsshme. Nuk do doja kurrë të shikoja një gjë të tillë” – tregon ai.

“Telefonova disa herë Policinë, por nuk erdhën. Pasi i nxorëm trupat e të tre personave atëherë erdhi zjarrfikësja, ndërsa policia jo” thotë Klajdi, teksa tregon se ky vend nuk ka asnjë ndriçim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*