realizuar më 9 prill të këtkij viti, ku u morën disa miliona euro brenda aeroportit. Policia ka vënë në dispozicion një fond prej 10 000 eurosh për çdo person që ka informacione të vlefshme në lidhje me vendndodhjen e tyre.
Ndaj tre prej grabitësve, Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan, Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe Talo  Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.
Policia ka vënë në dispozicion edhe dy numra telefoni (069 41 04 111 / 069 41 00 615) për këdo që ka informacion, ndërsa saktëson se po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.
Në mesin e muajit qershor, Policia arrestoi Hasan Kanaçin, i cili dyshohet se iu ka dhënë informacion pjesëtarëve të tjerë të bandës për mbërritjen e blindit me para në pistën e aeroportit. Ai konsiderohet si personi me procedurë që çon i fundit paratë në avion.
Deri tani policia ka arrestuar 7 persona. Në grabitjen së Rinasit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shtetasi Admir Murataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*