Pasditen e sotme opozita jo parlametare pritet të rikthehet me protestën e rradhës para kryeministrisë.

Ashtu si ditën e shtunë edhe sot protesta do të zhvillohet në orën 18|30.

Vendimi për mbajtjen e të pestës protestë kombëtare i erdhi pas një mbledhje urgjente të mbajtur nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aleatët mesnatën e të shtunës.

Protesta e 11 majit  u shoqërua me episode të njëpasnjëshme dhune që në momentet e para.

Për ngjarjet e të shtunës së 11 majit janë 50 persona të arrestuar ndërsa 34 të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë. Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur “nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”.

Nuk dihet ende skenari i opozitës për protestën e sotme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*