Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot mazhoranca nuk do të shprehet për Reformën Zgjedhore dhe mosarritjen e konsensusit dje në Këshillin Politik duke djegur edhe afatin e 31 majit.

Opozita sot ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën si shkaktaren e mosarritjes së konsensusit por Rama i kundërpërgjigjet duke thënë se mazhoranca e respektoi afatin e 31 majit.

Por mesa duket edhe sot do të ketë një mbledhje të Këshillit Politik duke tentuar edhe një herë arritjen e marrëveshjes. Ambasadorët amerikanë, britanikë dhe të BE reaguan menjëherë pas shkeljes së afatit dhe sot do të mbajnë një takim bashkë me liderin opozitar Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit.

 

STATUSI NGA RAMA

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet

Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

Edi Rama

@ediramaal

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet😊

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*