Gazetari i njohur Mero Baze ka reaguar pas lajmërimit të SPAK se ka nisur hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Fatmir Mediu.

Kujtojmë se Mediu është paditur nga familja Durdaj, të cilët humbën gjatë shpërthimit të Gërdecit djalin e tyre 7-vjeçar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mero Baze shkruan se rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë.

“Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”,- shkruan Mero Baze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*