TIRANË

Kuvendi i Republikës votoi sot kundër rezolutës së Presidentit Ilir Meta në Kuvend për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa janë zbardhur edhe emrat që kanë votuar kundër saj.

Emrat e shtatë deputetëve, të cilët kanë votuar kundër saj dhe ato janë; Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Elda Hoti, Klajda Qama, Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Besnik Troplini.

Nga 110 deputetë të pranishëm në sallë, 100 votuan pro rezolutës për shkarkimin e kreut të Shtetit, 7 votuan kundër, 2 abstenim dhe 1 pa votuar.

Deputetët që votuan kundër rezolutës: Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Elda Hoti, Klajda Qama,Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Besnik Troplini.

Deputetët që abstenuan: Ramazan Gjuzi, Enada Kapllani.

Pa votuar: Tahir Koçi. Ndërkaq ajo që ra në sy është fakti se në senacë mungonin deputeti socialist Tom Doshi si dhe demokratja, Rudina Hajdari.

Albania Times

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*