Ka mbërritur në 425 numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën nga epidemia e koronavirusi në Kinë, ndërsa 20 mijë 438 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar në shkallë globale.

Ka mbërritur në 425 numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën nga epidemia e koronavirusi në Kinë, ndërsa 20 mijë 438 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar në shkallë globale.

Autoriteti shëndetësor Hubei tha se 64 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi në provincën Hubei këtë të hënë, duke rritur numrin e vdekjeve në epiqendrën e shpërthimit në 414 njerëz. Po ashtu, autoriteti shëndetësor konfirmoi se 10.990 pacientë janë shtruar në spital në Hubei, 576 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Virusi është konfirmuar në më shumë se 25 vende që nga zbulimi i tij për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor. Rreth 60 milion njerëz janë mbyllur në qytetet kineze ndërsa studiuesit ndërkombëtarë po garojnë me kohën për të zhvilluar një vaksinë dhe për të ndaluar përhapjen e virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*