Zyrtarisht sot Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE dhe Rama i drejtues i saj ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger.

Greminger u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. Ai është i bindur në drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria.

Ndërkohë Rama tha se është shumë krenar sot pasi kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dhe vendin e tij.

BISEDA RAMA- GREMINGER

Greminger: Ekipet tuaja kanë bërë një punë mjaft të mirë. Jam i bindur se ju keni përparuar. Ka shumë sfida por edhe shumë mundësi.

Rama:Unë jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Siç e thashë edhe dje këtu kemi një ekip shumë të mirë, më të mirët nga njerëzit tanë. Madje këtu ka dhe njerëz të nacionaliteteve të ndryshme

Greminger: Unë jam shumë i bindur pasi këtu ka ekipe shumë të mira dhe praktikat përsa i përket ambicieve tuaja dhe të OSBE.

Në fund Rama e ka falenderuar Greminger për lulet që i kishin vendosur në qendër të tryezës së zyrës së tij.

‘Faleminderit për lule. Janë fantastike.’- tha Rama Gremingerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*