Që nga nisja e pandemisë së koronavirusit, një nga aspektet thelbësore për të kuptuar nëse jemi infektuar apo jo, ishte dallimi i simptomave. Kryesoret janë temperatura dhe kolla e thatë. Simptoma të tjera janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Në rastet e rënda, vështirësia në frymëmarrje.

Por, një studim i kërkuesve shkencorë të Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute të Dublinit, thotë se lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), thanë se ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që të ishin rekuperuar. Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*