Disa nga shqiptaret e prangosur

Pothuajse një shekull e gjysmë burg,  saktësisht 136 vjet, u është dhënë nga gjykata e Leçes në Itali, 18 të arrestuarve të operacionit antidrogë “Lulet e pranverës”, finalizuar një vit më parë.

Dënimi u dha sot nga gjykatësi Giulia Proto i cili liroi vetëm një nga 19 të pandehurit: Klajdi Malo, një shqiptar 24-vjeçar, i cili mesa duket ishte i pafajshëm.

Sidoqoftë, për të gjithë të tjerët, 5 nga Brindisi dhe 13 shqiptarë, përfunduan hetimet dhe u shpallën fajtorë.

tabela.jpg

13 vjet për Fatmir Xhelili (Miri),

1 e 8 muaj burgim, plus një gjobë 6,000 për Fridi Murataj, 26 vjeç, nga Vlora;

4 vjet e gjysmë, plus një gjobë prej 24 mijë eurosh, për Luka Beqiraj (dikur Kriols),

3 vjet dhe një gjobë 10 mijë euro në Mehdi Beqiraj, 41 vjeç;

13 vjet e 4 muaj burg për Dorian Pashaj, 34 vjeç, (i arratisur);

6 vjet e tetë muaj në Arbinor Hoxhaj (i njohur si Arbi ose ‘BJONDI’), 34 vjeç;

10 vjet për Dorian Alikaj (i njohur si Kostandino ose Dori),

8  vjet e gjysmë për Klaudio Fani (ose Klodi), 34 vjeç;

9 vjet e 4 muaj në Altin Avduramani, 46 vjeç

8 vjet e 8  muaj për Kristian Nuredinaj (ose Cidhe)

18 vjet burgim (në vazhdim të një dënimi të mëparshëm) për Raul Zenunaj (Babo ose Babush),

6 vjet e 8 muaj për Kujtim Elmazin

6 vjet dhe 4 muaj për Bibil Kabello.

Të gjithë shqiptarë.

Gjithashtu u dënuan: pesë vjet dhe katër muaj burg, plus një gjobë prej 24 mijë eurosh, për Gianfranco Contestabile, pesë vjet dhe 30 mijë gjobë për Salvatore Santoro, tre vjet e 4 muaj dhe 16 mijë euro gjobë për Francesco Tarantini; dy vjet dhe 6 mijë euro gjobë për Davide Melacca, të gjithë këta nga Brindisi i Italisë, si dhe 10 vjet dhe 8 muaj burgim për Giancarlo De Simone, 52 vjeç, nga Oria.

Sipas hetimeve, droga, veçanërisht marihuana, e cila mbërrinte nga Shqipëria dhe depozitohej përkohësisht në Salento për t’u shpërndarë më pas në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*