Nga Agron Brataj

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një konferencë për mediat nga selia e LSI-së pas përfundimit të protestës së 7-të kombëtare të opozitës tha se Rama sot u kthye në vendin e krimit në Lezhë ku firmosi 300 milion euro grabitje.

Vasili: Shqiptarët jo vetëm nuk pakëson por shtohen. Shqiptarët nuk e duan monizmin, janë ndarë me të. Nuk pranojnë shqiptarët të kthehen në kohën e tollonave të Partisë së Punës. Sot jemi pa asnjë kthim pas. Edi Rama në çdo ditë që rri është një Kryeministër i paligjshëm, i cili është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, ka dalë nga një parlament i paligjshëm dhe telekomandohet nga krimi i organizuar. Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të luftojnë dhëmbë për dhëmbë me kriminelët dhe kriminelët që janë në pushtet me kryekriminelin Edi Rama.

Vasili falenderoi protestuesit për qytetarinë e treguar.

Vasili: Akoma më shumë pa asnjë tërheqje në protestën tjetër për ti dhënë zgjidhjen përfundimtare kësaj krize që shqiptarët nuk e meritonin kurrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*