Policia ka arrestuar për “Dhunë në familje” dy shtetas.

• Policia ka arrestuar në flragrancë shtetasin G. A., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait) për motive të dobëta.

• Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim u bë pasi më datë 16.06.2019, në banesë në lagjen “15 Tetori” dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Vijon puna për parandalimin e rasteve kundër dhunës në familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*