Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori.

Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sarandë

Policia ka bërë ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të një shtetasi tjetër.

Ndalohet shtetasi në kërkim F. M., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Arrestohet në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasi A. P., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi në lagjen nr.4 Sarandë, iu gjet e fshehur në trup një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*