Është zbuluar një pjesë e raportit të SHISH lidhur me krímin e organizuar në vendin tonë, ku grupet shqiptare vijojnë që të mbajnë rekorde sa i takon tráfikut të drògërave, apo kontrabandës.

Krími i organizuar në vend, me lidhje rajonale e ndërkombëtare, ka adoptuar mënyrat e veprimit në raport me forcën kundërvënëse të agjencive të zbatimit të ligjit. Format e krímit të organizuar, më të preferuara për grupet shqiptare, vijojnë të mbeten tráfiku i drògave, tráfiqet e tjera të paligjshme, krímet ekonomiko-financiare, kontrabanda dhe aktivitetet e paligjshme ndërkufitare.

Deri tani, nuk janë evidentuar raste në të cilat individë apo grupe të krímit të organizuar të veprojnë për llogari të organizatave terroriste apo të mbështesin aktivitete të kësaj natyre. Emëruesi i përbashkët për të gjitha grupet e rrjetet e krímit të organizuar mbetet pastrimi i parave dhe korrupsioni, me qëllim forcimin e lidhjes mes strukturave të paligjshme me ato të ligjshme. Ndër format mbizotëruese të krímit të organizuar mbetet tráfiku i drògës dhe përfshirja në drògat e forta.

Ky aktivitet nxitet dhe favorizohet nga: Vlerat monetare dhe pasuria e përfituar nga veprimtaria kríminale ndër vite (favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj), po përdoren nga këto grupe për zgjerimin e aktivitetit të narkotráfikut jashtë vendit, kryesisht në drejtim të drògave të forta. Individët kríminale që i kanë shpëtuar ndëshkimit, janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të tráfikut me elementë kríminalë brenda vendit. Përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me elementë kríminalë lokalë.

Kultivimi i kanabisit në vend, krahasuar me vitet e mëparshme, është reduktuar si rezultat i masave të forta kundër fenomenit, bashkëpunimit të thelluar mes agjencive të zbatimit të ligjit, ngritjes dhe funksionimit të Task Forcave qendrore dhe lokale. Gjatë kësaj periudhe, është evidentuar ndryshimi i mënyrës së veprimit, që ka rezultuar në kultivim në sipërfaqe të vogla, të shpërndara gjeografikisht. Vërehet zhvendosje e aktivitetit të kultivimit në ambiente të mbyllura në vend, vendet fqinje dhe ato evropiane.

Ndërkohë ka vijuar tráfiku i kanabisit dhe është rritur bashkëpunimi me grupe e individë kríminalë në vendet e rajonit. Pozicionimi i elementëve kríminalë shqiptarë në vendet e origjinës së prodhimit të drògës, në pikat kyçe të shpërndarjes apo tráfikimit të saj, pjesë e një zinxhiri për kontrollin e gjithë procesit, nga origjina në destinacion Kërkesat në rritje të rrjeteve të tráfikut të drògave të forta, përfshi rrjetet shqiptare, të vendosura në qendra të mëdha të vendeve të Evropës Perèndimore dhe në vendet e origjinës Kërkesat e grupeve kríminale për kanabis sativa të kultivuar në Shqipëri Fleksibiliteti dhe adoptueshmëria e lartë, “korrektesa” në marrëdhëniet me grupet e individët furnitorë të drògës .

KRÍMET NË EKONOMI

Linjat më të përdorura për tráfikimin e kanabisit mbeten ato tokësore, detare por edhe ujore. Evidentohen raste të shkëmbimit të kanabisit me dròga të forta, si heroinë dhe kokainë. Evidentohet rritje e shkallës së konfliktualitetit dhe rivalitetit dhe përfshirje në disa aktivitete kríminale si pastrim i parave, lehtësim i emigracionit të jashtëligjshëm, gjobëvënie, etj.

Për larje hesapesh, grupet kríminale përdorin edhe vrasës profesionistë me pagesë. Grupet kríminale paraqiten me organizim fluid, pragmatikë, të përfshirë në disa aktivitete të jashtëligjshme dhe me lidhje që mundësojnë ciklin e tráfikut të drògës, duke filluar nga blerja në vendet prodhuese, tráfikimi, shpërndarja dhe aftësia kundërvepruese për të eliminuar rreziqet. Përdorin identitete të ndryshme dhe disponojnë pasaporta origjinale ose false, nga disa vende evropiane.

Parandalimi dhe goditja e këtij aktiviteti kríminal është shoqëruar edhe me evidentim dhe sekuestrim të pasurive e parave të gjeneruara ndër vite nga ky aktivitet. Krímet në ekonomi mbeten faktor me rrezikshmëri të lartë për rritjen e qëndrueshme ekonomike, besueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit financiar e atij ekonomik në vend. Përshpejtimi i globalizimit ekonomik, mbështetur në tregjet financiare globale dhe strategjitë e tregut të lirë, e kanë pakësuar rèndësinë e kufijve dhe kanë krijuar mundësi të reja për krímin ekonomik.

Ndër aktivitetet më të përhapura të krímeve në ekonomi evidentohen mashtrimet në fushën e taksave dhe doganave, hartimi i faturave fiktive të shit-blerjes, krijimi i operatorëve ekonomikë fiktivë, kontrabanda e mallrave të akcizës, pastrimi i parave të gjeneruara nga aktiviteti kríminal. Faktorë favorizues evidentohen korrupsioni dhe niveli i informalitetit në ekonomi. Pavarësisht përpjekjeve serioze për reduktimin e informalitetit nëpërmjet modernizmit të shërbimeve dhe rritjes së ndëshkueshmërisë, mbetet problematikë shqetësuese, që vështirëson procesin e identifikimit të të ardhurave me origjinë të paligjshme dhe sekuestrimin apo konfiskimin e tyre.

Në vendin tonë, një sasi e konsiderueshme e parave “të pista” e ka origjinën nga aktiviteti kríminal ndër vite i individëve dhe grupeve të përfshira. Të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në vijimin e aktiviteteve kríminale, si dhe në biznese të ligjshme. Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj. Zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar.

KORRUPSIONI

Korrupsioni (por edhe perceptimi mbi nivelin e tij) minon besimin e publikut te qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, cenon zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, rritjen e qëndrueshme ekonomike, mbetet faktor me rrezikshmëri të lartë që ngadalëson dhe dëmton procesin e reformave për arritjen e standardeve drejt integrimit evropian, si dhe dekurajon investimet e brendshme e të huaja, të nevojshme për të krijuar mundësi punësimi për të gjithë.

Me gjithë hapat pozitivë në luftën kundër korrupsionit, fokusit të shtuar të shtetit në kuadër të reformave dhe nismave konkrete në këtë drejtim, kjo dukuri vijon të shfaqet problematike në sistemin e drejtësisë dhe disa segmente të administratës publike.

Për shkak të masave të shtuara kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Veting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj.

SHISH-i jep kontribut konkret në këtë drejtim për përfshirje të mundshme të elementëve të këtij sistemi në afera korruptive dhe në kuadër të Vetingut në drejtësi dhe Policinë e Shtetit.

KERCENIMI KIBERNETIK

Rritja e aftësive kibernetike e kundërshtarëve tanë, nënkupton kërcënim në rritje për sigurinë dhe stabilitetin politik dhe ekonomik. Aktiviteti në rritje në nivel global prek edhe vendin tonë, ku po ndodhin procese digjitalizuese në evoluim të shpejtë të shërbimeve shtetërore dhe joshtetërore.
Shtetet kundërshtare dhe shërbimet e tyre të inteligjencës zotërojnë kapacitete kibernetike për operacione në rrjetet kompjuterike, zhvillojnë kapacitete kibernetike ofensive, kryesisht për të mundësuar aktivitetet e spiunazhit dhe grumbullimin e inteligjencës.

Përballë kësaj dukurie, nevojitet ndërgjegjësim për shkallën e rrezikut, nivelin e kërcënimit, metodologjitë e përdorura për të mbrojtur informacionin e klasifikuar, përditësim të procedurave të mbrojtjes në raport me ecurinë e formave dhe metodave të përdorura.

Gjithashtu, çdo projekt i ri digjitalizimi shtetëror apo privat duhet të shoqërohet me masa adekuate mbrojtëse. Për të fuqizuar mbrojtjen kibernetike, është rritur shkëmbimi dhe bashkëpunimi në fushën e kibernetikës, investimet në burimet njerëzore, zhvillimi i kapaciteteve teknike, rritje e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore me ato joshtetërore të fushës.

Trysnia mbi rrjetet e administrimit, ruajtjes e shpërndarjes së informacionit të klasifikuar, si pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, do të rritet me përparimin e teknologjisë së informacionit.

Rritja e shpejtësisë, performanca e komunikimit të fshehtë, besueshmëria, do të mundësojnë procese të reja industriale, logjistikë të avancuar, inteligjencë artificiale dhe aplikacione për sigurinë. Kundërshtarë të mundshëm me gjasë do të kërkojnë të shfrytëzojnë këto dobësi. /Marrë nga raporti i SHISH për vitin 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*