Tani është zyrtare. Ferrari ka konfirmuar pilotin që do të marrë vendin e Sebastian Vettel, duke nisur nga viti 2021. Skuderia italiane e Formula 1 zgjodhi Carlos Sainz. Spanjolli 26 vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, duke formua dyshen e Ferrarit me Charles Leclerc.

Ferrari

Ky I fundit do të ketë rolin e pilotit të parë në njëvendëshen e kuqe, fakt ky që afroi edhe largimin e Sebastian Vettel. Carlos Sainz vjen te Ferrari pas sezonit të fundit me Alfa Romeo. Në Botërorin 2019 të Formula 1, ai u rendit i gjashti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve. Në karrierë, spanjolli numëron 102 Çmime të Mëdha dhe vetëm një garë të fituar, atë të vitit të shkuar në Brazil.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*