Nga Agron Brataj

ÇFARË KA BËRË PRESIDENTI SINAN IDRIZI DHE ËSHTË E VËRTETË:

  1. Ka investuar pa kursim Ka sjellë lojtarë cilësorë, me emër në Superligë.

  2. Ka sjellë një staf teknik të plotë, me kushte të mira stërvitjeje.
  3. Nuk është ankuar për buxhetin.
  4. Ka krijuar një bazë të mirë organizative.
  5. Stadium i ri dhe kthimi i krenarisë

  6. Ka investuar në një infrastrukturë moderne për Vlorën.

  7. Hapi dyert falas në ndeshjen e parë  një gjest që nuk e bën kushdo.
  8. Tifozët patën sërish një shtëpi për ekipin e tyre.
  9. Provat janë më të forta se thashethemet

    Spekulimet se ai nuk e do ngjitjen e Flamurtarit janë të pabaza. Një njeri që ka harxhuar kaq shumë, nuk ka interes të shohë dështim  përkundrazi.

 KU ËSHTË PROBLEMI ATËHERË?

Futbollistët  performancë pa shpirt

Mungesë karakteri në fushë. Lojtarët nuk po tregojnë as zemër, as krenari për atë fanellë.

Paguhen mirë, por nuk luftojnë. Janë lojtarë që s’duan të marrin përgjegjësi kur rezultati nuk shkon mirë.

Fanella e Flamurtarit nuk është për çdokënd. Është fanellë legjendare, duhet të të djersijë shpirti për ta mbajtur.

Stafi teknik  përgjegjësia taktike,s’ka organizim loje, nuk shihet asnjë sistem loje që funksionon, zëvendësime pa sens, përgatitje e dobët fizike,mentalitet inferior në transfertë, në vend që të luajnë për të fituar, ngjajnë sikur hyjnë për të mos u turpëruar.

Mentaliteti i skuadrës

Skuadra është “luksoze”, jo luftarake, të jesh “emër” nuk mjafton, duhet zemër, pasion dhe përgjegjësi për qytetin që përfaqëson.

 Mungesa e liderëve brenda fushës shihet në çdo ndeshje.

KJO NUK ËSHTË FAJI I PRESIDENTIT,  ËSHTË DËSHTIM I BRENDSHËM I SKUADRËS

Presidenti i ka bërë të gjitha. Tani është radha e lojtarëve dhe stafit teknik të përgjigjen me fakte, jo me justifikime.

Nëse jeni pjesë e Flamurtarit, duhet ta ndjeni Vlorën në gjak, të vishni atë fanellë është nder dhe përgjegjësi nëse nuk jeni të gatshëm ta luftoni çdo ndeshje për atë fanellë, atëherë dilni dhe lini vendin. Vlonjatët nuk duan yje që s’luftojnë, duan luftëtarë me shpirt.

Nëse nuk keni zgjidhje taktike, nëse nuk keni frymë, nëse nuk dini ta ktheni motivimin në rezultate, atëherë bëhuni burra dhe jepni dorëheqjen. Më mirë me një trajner nga Vlora që do ekipin, sesa me një emër që sheh vetëm kontratën.

Mos u përçani. Mos besoni çdo zë që do ta fusë përçarjen mes jush dhe presidentit. Kjo është periudha kur Flamurtari ka nevojë për unitet. Kritikoni lojtarët që nuk e meritojnë fanellën, por mbështetni projektin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*